​Vazhdon ushtrimi fushor “Partnerët 2019” në Kamenicë

​Vazhdon ushtrimi fushor “Partnerët 2019” në Kamenicë

Forca e Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar edhe sot ushtrimin fushor për testimin e kapaciteteve emergjente në Kamenicë.

Gjatë kësaj dite janë inskenuar disa raste emergjente në rast tërmeti si evakuimi i të zhvendosurve, ndërhyrja në rast zjarri të shkaktuar nga tërmeti në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht, kontaminimi nga mbetjet kimike në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, revoltimi i turmave e disa raste të tjera. 

Në ushtrimet fushore në të cilat janë inskenuara disa raste, po marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Kamenicës, FSK-ja, AME, policia, zjarrfikësit, QKMF, Kryqi i Kuq, Shoqata e Vullnetarëve për Kërkim-Shpëtim e akterë të tjerë.

Ushtrimet do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme me dy situata të tjera të inskenuara.