Dua Lipa: Mezi pres të performoj për herë të parë në Indi

Dua Lipa: Mezi pres të performoj për herë të parë në Indi

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë shqiptare, Dua Lipa, këtë javë do të udhëtojë në kontinentin aziatik.

Ajo do të performojë në Indi për herë të parë – vend ky të cilin ajo e kishte vizituar për herë të parë vitin e kaluar.

24-vjeçarja zgjodhi të publikojë në rrjetin social 'Instagram' disa fotografi nga vizita e saj e fundit në këtë shtet, duke thënë se mezi pret që të performojë për fansat atje.

“Kaq e emocionuar që të kthehem në Indi këtë javë!! Unë kurrë nuk kam pasur rastin të performoj përballë jush dhe jam e ngazëllyer që ta ndaj skenën me ëmbëlsirat KPez”, ka shkruar Dua në Instagram, ndërsa ka bërë të ditur në kuadër të koncetit të Katy Perryt.

Ajo ndërkohë është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Don’t start now”, e cila është renditur e para në top-listat e para britanike dhe amerikane.

Lipa ka bërë gjithashtu të ditur se planifikon që para Krishtlindjeve të publikojë albumin e saj të dytë, për të cilin ka punuar tash e sa kohë

Përveç aktivitetit muzikor, Dua vazhdon të jetë e përfolur edhe për jetën e saj private, konkretisht lidhjen e saj me Anwar Hadid.