Markle e vendosur larg Middleton dhe Mbretëreshës në “Ditën e Përkujtimit”

Markle e vendosur larg Middleton dhe Mbretëreshës në “Ditën e Përkujtimit”

Meghan Markle dhe Kate Middleton të dyja kanë marrë pjesë në ceremoninë e djeshme të Remembrance Day (Dita e Përkujtimit), por ato ishin të vendosura në vende larg njëra-tjetrës.

Kjo gjithashtu ndodhi vitin e kaluar dhe ka të bëjë më shumë me urdhrin mbretëror sesa mes çdo drame të tyre.

Remembrance Day (Dita e Kujtimit) në Angli është një ditë kur vendi nderon anëtarët e forcave të tyre të armatosura që kanë vdekur në vijën e detyrës.

Po ashtu është një kohë kur familja mbretërore merr pjesë në ceremoni të shumta për të treguar mbështetjen e tyre dhe këtë vit të gjithë mbretërorët ishin në një ceremoni në Londër.

Mbretëresha Elizabeth, Kate Middleton, Meghan Markle dhe Dukesha Camilla e shikuan ngjarjen nga ballkonët, por Meghan nuk ishte e vendosur pranë Kate apo Mbretëreshës – ajo ishte në një ballkon krejt tjetër.

Meghan ishte me gruan e Princ Edwardit, Sophie, Konteshën e Wessex dhe burrin e Princeshës Anna, Timothy Laurence.