​Lëndohen tre persona në aksident komunikacioni

​Lëndohen tre persona në aksident komunikacioni

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas Policisë, deri të aksidenti ka ardhur për deri sa i dyshuari me veturën e tipit Audi me targa vendore duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë del jashtë rruge në të djathte duke hyrë në brendësi të një lokali.

“Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si dhe është dëmtuar një lokal pronë private, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonal për hetimin e aksidenteve (NJRKRR) janë duke u marrë me rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë.