OEGJK pjesëmarrëse në kongresin më të madh të blerësve evropian në Berlin

OEGJK pjesëmarrëse në kongresin më të madh të blerësve evropian në Berlin

Delegacioni nga Kosova për herë të dytë në Kongresin më të madh të blerësve në Evropë.

Në kuadër të bashkëpunimit strategjik të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me Asociacionin për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME) në Gjermani - Kosovës i mundësohet pjesëmarrja në Simpoziumin e 54. të BME në Berlin më 13.-15.11.2019 në Berlin.

Delegacioni kosovar përbëhet nga firma anëtare të OEGJK-së: M-Technologie, IMK, Auromatics, Natural Arts – Software Artisan, Devolli Corporation, University for Business and Technology, Iron Consulting dhe KosBit, dhe kryesohet nga drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani.

Në edicionin e 54. të Simpoziumit për Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit, që konsiderohet të ketë Kongresi më i madh evropian i blerësve, që sivjet ka temën “pacesetter”, priten të marrin pjesë 2 500 pjesëmarrës, ku 60% janë në nivel të CEO, apo niveli i dytë i vendimmarrjes në kompani gjermane.

Kompanitë nga Kosova gjatë ngjarjes tri-ditore do të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutime me ekspertë, në forume dhe punëtori, por edhe në mëngjese biznesi dhe takime B2B. Në fokus janë temat si: inteligjenca artificiale dhe machine learning, transformimi i kompanive, lidershipi, menaxhimi i punonjësve dhe talentëve dhe strategjia 2025.

Përveç diskutimit me ekspertë rreth këtyre temave, delegacioni nga Kosova do të ketë takime B2B, dhe mundësi të panumërta për rrjetëzim me kompanitë më prestigjoze gjermane.

Shtandi i OEGJK-së në Simpoziumin e 54. BME u sponsorizua nga Devolli Corporation, M-Technologie dhe UBT.Image may contain: one or more people and text

Autor: RTKlive