Dy gëzime në një ditë! Gruaja fiton betejen me kancerin dhe lotarinë

Dy gëzime në një ditë! Gruaja fiton betejen me kancerin dhe lotarinë

Të mirës hapi derën dhe në fakt, një gjë të tillë e ka bërë familja, Price.

Pasi rezultoi e pastër në testin e kancerit të gjirit, nëna e tre fëmijëve, Lynne ka mësuar se ka fituar lotarinë prej 1 milion paund. Lajmi i bukur erdhi nga burri i saj, David, i cili nxitoi drejt shtëpisë për t'i dhënë gëzim bashkëshortes së tij, transmeton oranews.

Gjithsesi, lajmin më të bukur duket se e ka dhënë gruaja. Në testet e fundit, nëna e tre fëmijëve, e cila vuante nga kanceri i gjirit prej vitit 2015 kishte rezultuar e pastër. Kjo është hera e tretë që kjo familje fiton lotarinë.

Në marsin e këtij viti, një e afërme e çiftit, Ade Goodchild, 58-vjeç fitoi 71 milionë paund, ndërkohë që në vitet '90, motra e David, Judith fitoi një shumë të konsiderueshme, por që u shkatërrua më pas nga firmat piramidale.

Nga deklaratat e çiftit, mësohet se ishin shpesh pjesë e lotarisë, ndërsa njëra nga dy biletat e blera së fundmi rezultoi fituese.