
10:14 / 13.11.2019
Vdes këmbësori në Podujevë, arrestohet shoferi
Në fshatin Llapashticë të Podujevës një veturë ka goditur një këmbësorë.
“Është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori nga lëndime e marra ka vdekur”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.