Presidenti Erdogan mbërrin në SHBA për vizitë zyrtare

Presidenti Erdogan mbërrin në SHBA për vizitë zyrtare

Erdogan në bazën e forcave ajrore Andrews u prit nga ambasadori turk në Washington, Serdar Kilic, përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Kombet OKB, Feridun Sinirlioglu, shefi i protokollit të SHBA-ve, Cam Henderson dhe përfaqësues të tjerë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Washington, raporton Anadolu Agency.

Presidenti Erdogan shoqërohet nga e shoqja e tij Emine Erdogan, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zv/kryetari i AK Partisë, Mahir Unal, zëdhënës i AK Partisë, Omer Celik, shefi i komunikimeve të presidencës turke, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.