Mbreti që sfidon popullin, bleu dhjetëra makina luksoze për 14 gratë

Mbreti që sfidon popullin, bleu dhjetëra makina luksoze për 14 gratë

Mbreti i Swaziland është vënë nën akuzë kohët e fundit sepse ka sfiduar dhe nëpërkëmbur popullsinë e varfër duke bërë një jetë luksozë dhe të tepruar për vete dhe gratë e që e rrethojnë, të cilat nuk janë pak.

Ditët e fundit Mbreti Mswati III ka shkuar dhe më tej me shpenzimet e tij marramendëse duke blerë 19 Rolls Royce dhe 120 BMW për 14 gratë e tij. Sipas dëshmitarëve dhjetëra kamionë që transportonin BMW X3 dhe Serie 5 kanë zbarkuar nga një anije nga Afrika e Jugut.

Rroga mesatare në Swaziland janë shumë të ulëta dhe një punonjësi do t’i duheshin më shumë se 70 vjet për të blerë një makinë të tillë. Për këtë arsye ky veprim i mbretit ka shkaktuar një zemërim të madh në popull.