Policia kryen bastisje në Ferizaj, konfiskohen 5 mijë euro

Policia kryen bastisje në Ferizaj, konfiskohen 5 mijë euro

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve të zhvilluara, me urdhëresë të gjykatës kompetente, me 12.11.2019 ka bastisur disa lokacione, dy banesa dhe një agjencion turistik në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar 5000 euro para të gatshme, katër fletëpagesa me vlerë prej 115.203.46 euro, dy kompjuterë dhe katër fletore me shënime.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.