Policia i gjen marihunarë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia i gjen marihunarë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar në rrugën “Abdulla Presheva” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 60 gramë substancë narkotike marihuanë, 0.3 gram substancë narkotike kokainë dhe një peshore.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.