Shpërthim në Afganistan, humbin jetën 7 civilë

Shpërthim në Afganistan, humbin jetën 7 civilë

Vendi ku ndodhi sulmi gjendet afër kompleksit të Ministrisë së Brendshme.

Si pasojë e shpërthimit të një autobombe sot në mëngjes kanë humbur jetën 7 persona në kryeqytetin afgan Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi për AA tha se incidenti ndodhi në rrethin e 15-të rreth orës 08:00 të mëngjesit sipas orës lokale duke shkaktuar vdekjen e 7 civilëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Vendi ku ndodhi sulmi gjendet afër kompleksit të Ministrisë së Brendshme.

Ende askush nuk e marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në lokacione tjera të vendit është raportuar për përleshje të mëdha midis forcave të qeverisë dhe kryengritësve talebanë në kohën kur janë ndërmarrë nisma për të rifilluar bisedimet e paqes në kryeqytete të ndryshme botërore.

Sipas Komisionit të Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan, gjashtë muajt e fundit kanë qenë muajt më vdekjeprurës për civilët në Afganistan, përfshirë gra dhe fëmijë (1.611 të vrarë dhe 4.876 të plagosur) gjatë konfliktit të armatosur në vend.