Mario Dedivanovic dhe Kim Kardashian me një tjetër linjë të kozmetike

Mario Dedivanovic dhe Kim Kardashian me një tjetër linjë të kozmetike

Konsiderohet të jetë njëri prej grimerëve më të suksesshëm shqiptarë, i cili tashmë punon me shumë yje të famshme ndërkombëtare.

Në mesin e shumë artisteve të huaja, Mario Dedivanovic, prej vitesh bashkëpunon me yllin e shfaqjes televizive “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian.

Pas 11-të vjet bashkëpunimi, dhe një linje të përbashkët që theu rekorde shitjesh, Kim dhe Mario po nxjerrin një linjë të dytë të produkteve kozmetike, dhe 38-vjeçarja është shprehur tejet e lumtur për këtë fakt.