Arsyeja prekëse pse Selena Gomez u largua nga rrjetet sociale

Arsyeja prekëse pse Selena Gomez u largua nga rrjetet sociale

Selena Gomez ka treguar arsyen e largimit nga rrjetet sociale.

Selena Gomez kishte befasuar fansat kur u largua papritmas nga rrjetet sociale.

Së fundi, këngëtarja ishte e ftuar në një intervistë, ku ndër të tjera foli edhe për çështjen e shkëputjes nga rrjetet sociale.

“Përjetova bulizëm për herë të parë për shkak të luhatjeve në peshë. Unë kam lupus dhe më është dashur të përballem me probleme me veshkat dhe me presion të lartë të gjakut. Kam pasur shumë probleme shëndetësore dhe në atë kohë fillova të vija re ndryshimet në trupin tim” tha ajo.

Me këtë rast, shtoi se për këtë gjë filloi të sulmohej nga ndjekësit dhe kjo gjë ndikoi shumë tek ajo.

“I vura re kur njerëzit filluan të më sulmonin për shkak të luhatjeve të peshës. Kjo është e vërteta ime. Kam luhatje të peshës. Varet nga çfarë ndodh në jetën time. Sulmet online ndikuan shumë tek unë”, tha Selena, duke treguar se kjo gjë e bëri të largohej nga rrjetet sociale.