Gashi priti në takim përfaqësues nga ambasada e Kuvajtit

Gashi priti në takim përfaqësues nga ambasada e Kuvajtit

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësues nga ambasada e Kuvajt-it; z. Muhammed Nashi El Fexhxhi, Abdul Aziz Suud El Mendil dhe Shaqir Shaqiri hoxhë nga fshati Mazgit.

Siç njofton komuna, në këtë takim Kryetari Gashi falënderoi përfaqësuesit e Kuvajt-it për përkrahjen e vazhdueshme bërë komunës së Obiliqit, në projekte shumë të rëndësishme siç janë; ndërtimi i QMF-së në Milloshevë, shkolla që është duke u ndërtuar në fshatin Shkabaj si dhe renovimi i xhamisë në fshatin Mazgit.

Të njëjtit do na përkrahin edhe në ndërtimin e AMF-së në fshatin Breznicë, ndërtimin e një çerdhe në fshatin Milloshevë dhe ndërtimin e disa shtëpive për familjet në nevojë.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm në realizimin e projekteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve!