Dikur vilë luksoze, prona e milionerit gllabërohet nga natyra

Dikur vilë luksoze, prona e milionerit gllabërohet nga natyra

Një milioner amerikan, biznesmen nafte, ngriti një ndërtesë në Florida e cila supozohej t’i bënte ballë uraganeve.

Dhomat në formë bunkeri u ngritën mbi shtylla betoni, dhe ishin ndërtuar me panele për energji diellore, me sistem furnizimi me ujë, vaska e kuzhina.

Ndërtimi mbaroi në vitin 1981, por uragani Endrju ia prishi dritaret në vitin 1992 dhe bëri që të përshpejtohet gërryerja nga uji i detit.

Ndërsa në verën e 2017, uragani Irma bëri që t’i shkatërroheshin dy prej kupolave. Veç kësaj, tani territori ku ishte ndërtuar është rrethuar nga uji dhe shtëpia është bërë pjesë e detit.

Tashmë e braktisur dhe në pronësi te shtetit të Floridas, prona ka mbetur si guaskë e zbrazur 3 metra përmbi ujë.


MË SHUME NGA Kuriozitete