Armenia refuzon miratimin e ligjit për ndalimin e martesave të LGBT-së

Armenia refuzon miratimin e ligjit për ndalimin e martesave të LGBT-së

Kuvendi i Armenisë ka refuzuar ta marrë në shqyrtim një projektligj me të cilin do të ndaloheshin me ligj martesat e komunitetit LGBT.

Shumica e deputetëve votuan kundër shqyrtimit të një draft-ligji të propozuar nga Partia për Mirëqenien e Armenisë, e cila është në opozitë. Deputetët thanë se ky propozim është i panevojshëm, sepse në kushtetutën e vendit aziatik thuhet qartë se martesa është bashkimi i një burri dhe një gruaje.

Gevork Petrosian, njëri nga deputetët që e bënë këtë propozim, kërkoi që kolegët e tij ta miratonin një dispozitë brenda Kodit Familjar, me të cilën në mënyrë të hapur ndalohen martesat mes personave të gjinisë së njëjtë dhe martesat e personave transgjinorë.

Megjithatë, përpos refuzimit të këtij propozimi, shumica e deputetëve e kundërshtuan edhe idenë për ndalimin e adoptimit të fëmijëve nga personat homoseksualë.

Deputeti që e paraqiti këtë propozim tha se dokumenti është për të mirën e sigurisë kombëtare dhe e shtroi një pyetje retorike: “A do të donin këta deputetë që votuan kundër kësaj nisme që një gjë e tillë të ndodhte në familjet e tyre?”

Kjo deklaratë e zemëroi kryetarin e kuvendit armen, Ararat Mirzoyan, i cili kërkoi nga deputeti që të mos e personalizojë këtë çështje, duke i thënë: “I ke kaluar të gjithë kufijtë”, shkruan “Free Europe”