Sulm me bombë në Indonezi, një i vdekur

Sulm me bombë në Indonezi, një i vdekur

Gjeneral brigade Dedi Prasetyo, kreu i Byrosë së Informacionit Publik të Policisë, tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 8:45 të mëngjesit sipas orës lokale.

Një sulm i dyshuar vetëvrasës me bombë në një stacion policor në qytetin indonezian Medan në Sumatran Veriore të Indonezisë ka lënë të paktën një të vdekur.

Gjeneral brigade Dedi Prasetyo, kreu i Byrosë së Informacionit Publik të Policisë, tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 8:45 të mëngjesit sipas orës lokale.

"Hetimi po kryhet në vendin e incidentit nga Detashment 88 dhe Policia Rajonale Sumatra e Veriut, ndërsa ne jemi në pritje të rezultateve", tha Prasetyo.

Sipas Prasetyo, sulmi ndoshta ishte një sulm vetëvrasës, por policia ende është duke hetuar incidentin.

Autori i krimit vdiq në sulm./aa/