McLaren sjellë makinën më të lehtë ndonjëherë për rrugë të zakonshme

McLaren sjellë makinën më të lehtë ndonjëherë për rrugë të zakonshme

Nga 1.6 milion euro, duhet paguhet për makinat e këtij modeli që do të prodhohet në 399 njësi

Pa kulm dhe xham të përparmë, ky është McLaren Elva që ka dukje të mahnitshme, ndërsa edhe specifikat përbërëse i ka po aq të dëshirueshme.

Ky model, sikur Ferrari SP1 dhe SP2 që kanë kabina të hapura, i dedikuar për rrugë të zakonshme, thuhet se ka peshën më të lehtë nga makinat legale për rrugë.

Largimi i kulmit dhe disa pjesëve në pjesën e përparme, si dhe metali me fibra karboni, ka bërë që të ketë peshë shumë të lehtë, mirëpo McLaren nuk ka bërë të ditur se në çfarë mase ka rënë.

Forma e ndërtimit, me linjat shumë të rrumbullakosura, krijon aerodinamikën që i ndihmon kësaj makine që të lëvizë me lehtësi.

Motori me 4.0 litra V8 sikur te Senna, i mundëson që të prodhojë 800 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për tre sekonda.

Vetëm 399 njësi të këtij McLaren do të dalin nga prodhimi, derisa do të kenë çmim nga 1.6 milion eurove. /Telegrafi/