Shpend Ahmeti dhe Mark Green, flasin për projektet e USAID-it

Shpend Ahmeti dhe Mark Green, flasin për projektet e USAID-it

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është takuar me Administratorin e USAID, Mark Green, ku me këtë të fundit kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit me USAID-in në projektin TEAM – Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

“Jam i lumtur të mirëpres në takim Administratorin e USAID, z Mark Green, të cilin e falënderova për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBAve përmes projekteve të USAID dhe MCC, për për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Ahmeti.

“Në takim u diskutuam për qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin me USAID në projektin TEAM – Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, përmes së cilës po synohet përmirësimi i vazhdueshëm në prokurimin publik dhe menaxhimin e fondeve dhe shpenzimeve publike”, ka shkruar ndër të tjerash Ahmeti.