Shkenca tregon se ajri brenda shtëpisë tuaj më i dëmshëm sesa ajri jashtë

Shkenca tregon se ajri brenda shtëpisë tuaj më i dëmshëm sesa ajri jashtë

Kur dëgjoni apo lexoni për ndotjen e ajrit, me siguri se gjërat e para që ju vijnë në mendje janë tymi i fabrikave dhe i veturave. Sidoqoftë, sado që të jetë i dëmshëm ajri i ndotur jashtë, brenda shtëpisë qëndron rreziku i vërtetë.

Po pra, mirë e lexuat – ajri brenda shtëpisë, vendit të punës apo në palestër mund të jetë shumë më i rrezikshëm sesa ajri jashtë. Sipas një studimi, ajri brenda shtëpisë mund të jetë shumë më i ndotur sesa ajri jashtë.

Dhe është vlerësuar se shumica e njerëzve e shpenzojnë 90% të jetës në ambiente të mbyllura, qoftë në shtëpi, shkollë, punë ose çfarëdo ambienti tjetër. Ajri brenda shtëpisë zakonisht është përzierje e ndotësve të jashtëm, siç janë ndotësit e veturave dhe fabrikave.

Dhe pjesa tjetër janë ndotësit e brendshëm, siç janë burimet e djegies, ndotësit nga materialet ndërtuese, orenditë dhe pajisjet elektronike. Lagështia, produktet e pastrimit dhe kimikalet janë gjithashtu shumë të rrezikshme dhe mund ta ndotin ajrin në hapësirën ku jetoni.

Një tjetër shkaktar prapa ajrit të ndotur brenda shtëpisë janë edhe duhanpirësit dhe kafshët shtëpiake. Kjo tregon se shumë njerëz janë të rrezikuar të thithin ajër të ndotur e të dobët çdo ditë. Kualiteti i dobët i ajrit është shumë i dëmshëm për të gjithë, por në veçanti për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare apo respiratore.

Ekspertët sugjerojnë të instaloni senzorë ambientalë. Ata mund t’ju tregojnë për kualitetin e ajrit që e thithni dhe ju ndihmojnë ta luftoni ajrin e ndotur.

Për ta përmirësuar kualitetin e ajrit brenda shtëpisë, vendit të punës apo shkollës, gjithashtu rekomandohet që të keni ventilim të mirë, të mos pini duhan brenda, të mos ndizni qirinj, t’i mbani dritaret hapur kur pastroni, të mbani filter të mirë të grimcave apo pastrues ajri, etj.