Zaev nesër në Selanik në takim me kompanitë greke

Zaev nesër në Selanik në takim me kompanitë greke

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nesër do të jetë në Selanik ku do të punojë me disa biznesmenë të kompanive që punojnë në mënyrë serioze me institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se do të mbajë fjalim në Samitin në Selanik dhe do t’i njoftojë të pranishmit për të gjithë përparësitë që i ka vendi

“Dua të ndaj me ju kënaqësinë se sa i madh është interesi i kompanive greke, posaçërisht për pjesën e poshtme të shtetit për shkak të afërsisë”, tha Zaev.

Samiti në Selanik do të mbahet nesër dhe pasnesër ndërsa siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministrat dhe Greqisë dhe Bullgarisë Mitsotakis dhe Borissov do të jenë të pranishëm.