​Inter kërkon Giroud

​Inter kërkon Giroud

Inter është duke konsideruar mundësinë për të transferuar sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

“Neurazurët” janë duke kërkuar sulmues që nga lëndimi i Alexis Sanchez, i cili pritet të mungojë edhe për një kohë.

Në ‘radarin’ e klubit nga “San Siro” ka hyrë futbollisti francezi që nuk është duke kaluar kohë të mirë te gjiganti anglez, transmeton KosovaPress.

Giroud nuk po arrin të luajë çdo ndeshje në formacionin e parë te “blutë”, pasi sulmuesi Tammy Abraham vazhdon me formën e shkëlqyer dhe po e bën të pazëvendësueshëm.

Inter ka interesim gjithashtu edhe për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen, por nëse ky transferim dështon, atëherë do të provojë ta sjellë mesfushorin e Parmas, Dejan Kulusevski dhe atë të Fiorentines, Federico Chiesa.