Vdekja e regjisores, Limaj ngushëllon familjen Kraja

Vdekja e regjisores, Limaj ngushëllon familjen Kraja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Kraja me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të regjisores Arzana Kraja.

“I trishtuar lajmi për vdekjen e parakohshme të regjisores sonë të njohur, Arzana Kraja. Ikja nga kjo jetë e Arzanës, është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por për gjithë komunitetin artistik në Kosovë.

I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Arzanën”, shkruan Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

Regjisorja Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. Ajo ishte regjisore e filmave, “Shkurta” dhe “Fusha e mëllenjave”.

Për vdekjen e Krajës ka ngushëlluar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri në detyrë i Kulturës,  Kujtim Gashi.


MË SHUME NGA Aktuale