Veseli: Vdekja e regjisores Arzana Kraja - lajm shumë i dhimbshëm

Veseli: Vdekja e regjisores Arzana Kraja - lajm shumë i dhimbshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli i ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Kraja me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të regjisores Arzana Kraja.

“Lajm shumë i dhimbshëm vdekja e regjisores Arzana Kraja. Ajo la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje”, shkruan Veseli në një status në profilin e tij në Facebook.

Regjisorja Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. Ajo ishte regjisore e filmave, “Shkurta” dhe “Fusha e mëllenjave”.