Mustafa ngushëllon familjen Kraja për humbjen e bijës së tyre

Mustafa ngushëllon familjen Kraja për humbjen e bijës së tyre

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për familjen Kraja, pas vdekjes së Arzana Krajës.

“E nderuara familje Kraja! Me dhimbje të madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës tuaj, regjisores tonë të re e të mirënjohur, Arzana Kraja. Arzanja u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore si pjesëtare e një brezi të ri e shumë të suksesshëm të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës juve si dhe bashkëpunëtorëve të Arzanës dhe komunitetit kulturor të Kosovës ju shprehi ngushëllimet më të thella”.


MË SHUME NGA Aktuale