Silhavy: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, duhet të kemi kujdes

Silhavy: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, duhet të kemi kujdes

Kombëtarja e Republikës çeke ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kosovën në Plzen.

Çekët janë nikoqirë të Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45, në kuadër të grupit A në eliminatoret e Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

Trajneri i Çekisë Jaroslav Silhavy është shprehur tejet optimist për ndeshjen e nesërme.   

“Sigurisht se të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe ne jemi duke u përgatitur edhe më tutje”, ka thënë Jaroslav Silhavy.

“Shpresojmë se do të kemi mundësinë të fitojmë dhe të kënaqemi me lojë të bukur”, vlerësoi Silhavy. 

Ai foli edhe për ndeshjen e parë, në mes të këtyre dy kombëtareve të zhvilluar në Prishtinë. Silhavy u shpreh se shpreson që gabimet e bëra në ndeshjen e parë të mos përsëriten gjatë ndeshjes së nesërme.

“Ne filluam mirë ndeshjen në Prishtinë, por që kemi bërë gabime që na kanë kushtuar me humbje. Shpresojmë qe mos ti përsëritim gabimet e muajit shtator dhe ta fitojmë takimin”.

“Ne i respektojmë lojtaret e Kosovës për këto ndeshje qe kanë bërë. Kanë lojtar shumë të shpejtë shembull Milot Rashica është i shkëlqyer”, përfundoi ai.