Henry për Pepe-n: Mos i dëgjo kritikët

Henry për Pepe-n: Mos i dëgjo kritikët

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka kërkuar nga sulmuesi Nicolas Pepe, të mos i dëgjojë kritikat.

24-vjeçari u transferua në “Emirates” për 72 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur t’i tregojë kualitetet e tij.

Henry ka thënë se problemi te sulmuesi i Bregut të Fildishtë, është se nuk ka arritur të adaptohet. 

“Kur transferohesh për një çmim të lartë, njerëzit flasin për ty. Duhet të mos i dëgjosh dhe të vazhdosh me formën më të mirë. Njerëzit nuk harrojnë çmimin asnjëherë. Nuk kërkoi ato para. Nuk është lehtë kur transferohesh në ndonjë skuadër, duhet të adaptohesh në një stil të ri të lojës. Premier Liga nuk është njësoj si liga franceze apo ligat tjetra. Duhet të adaptohet dhe ka nevojë për kohë”, deklaroi ai.

Arsenal për momentin është në vendin e gjashtë në tabelë me 17 pikë, 17 më pak se lideri Liverpool.