Carvajal: Nuk kam dyshim në angazhimin e Bale-s

Carvajal: Nuk kam dyshim në angazhimin e Bale-s

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij Gareth Bale, i cili për momentin është duke u stërvitur me Përfaqësuesen e Uellsit.

Futbollisti uellsian është duke vuajtur nga një lëndim, andaj nuk ka mundur të luajë për “Los blancos” në pesë ndeshjet e fundit, por pavarësisht kësaj, ai ka udhëtuar në Uells për të luajtur me përfaqësuesen e tij.

Kjo gjë ka nxitur shumë spekulime rreth të ardhmes së tij, por futbollisti spanjoll beson që uellsiani sapo të rikthehet nga lëndimi do të jetë i angazhuar në “Santiago Bernabeu”. 

“Nuk ishte mirë këtë javë. Është me ekipin e tij, por nuk do të thotë që nuk është i fokusuar te ne. Nuk kam dyshim për angazhimin e tij dhe shpresoj të rikthehet nga lëndimi dhe të rikthehet te ne”, deklaroi ai.

Ndryshe, Bale mbetet i lidhur me një transferim në kampionat kinez.