Kurti shkruan për vdekjen e regjisores Kraja, thotë se la shenja në art

Kurti shkruan për vdekjen e regjisores Kraja, thotë se la shenja në art

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e regjisores Arzana Kraja dhe ka ngushëlluar familjen e saj, shoqërinë dhe artistët.

"Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik", ka shkruar Kurti.

Reagimi i plotë: 

Arzana Kraja nuk rron më. Pikëllimi ende nuk po mund t'ia zë vendin tronditjes. Ngushëllime familjes Kraja, shoqërisë së saj, artistëve tanë.

Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik. Punëtore e madhe e me shumë talent. Atë po e prisnin edhe shumë punë të tjera, e neve edhe shumë filma të saj. Iku shumë herët.

“Na duhen shumë idealistë.”, thoshte Arzana kur e shpjegonte filmin e saj “Fusha e Mëllenjave”. Syla, personazhi kryesor i këtij filmi të saj të fundit, ish i burgosur politik, e gjen veten mes mashtrimit dhe tradhtisë. Në Kosovë ai kthehet pas 20 viteve, me shpresën se do të kuptonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë...

Pushofsh e qetë Arzana.