​“Dardanët” janë gati për sfidën me Çekinë, thotë Challandes

​“Dardanët” janë gati për sfidën me Çekinë, thotë Challandes

Kosova është gati për ndeshjen me Çekinë. Kështu tha përzgjedhësi i “Dardanëve”, Bernard Challandes sonte në konferencën për media, një ditë para duelit tejet të rëndësishëm kundër çekëve.

Ai mendon se lojtarët e tij janë gati për këtë duel. Tekniku zviceran ka folur edhe për Vedat Muriqin, i cili nuk do të mund ta ndihmoj Kosovën në përballjen e nesërme si dhe në ndeshjen kundër Anglisë, e cila do të luhet të dielën në “Fadil Vokrri”.

“Ne jemi gati”, ka thënë Challandes, i cili ka shtuar se “nëse nuk do të ishim gati do të rrinim në Prishtinë”.

“Muriqi është një problem i vogël, duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk kemi një Muriqi të dytë, por do të përgjigjemi si skuadër”, theksoi zvicerani.