Atletico merr vendimin nëse do të blejë lojtarë në janar

Atletico merr vendimin nëse do të blejë lojtarë në janar

Atletico Madrid ka vendosur të mos e ndryshojë skuadrën në afatin dimëror.

Gjatë verës, Atletico shpenzoi një shumë të madhe të parave për Joao Felix dhe Kieran Trippier, gjithashtu kompletoi transferimin e Diego Costa, por nga ana tjetër humbi disa lojtarë të mirë si Lucas Hernandez dhe Antoine Griezmann.

Disa media spanjolle thonë se klubi spanjoll kërkon sulmues pasi Joao Felix është duke vuajtur nga një lëndim muskulor. 

Raportimet e fundit thonë se gjiganti spanjoll ka vendosur të mos shpenzojë para në afatin e janarit, pasi kërkon t’i ruajë ato  për verën e ardhshme.

Nga ana tjetër nga klubi madrilen pritet të largohet mesfushori Saul Niguez në afatin dimëror, me Barcelonën e interesuar.