“Lo Celso është i shkëlqyer”

“Lo Celso është i shkëlqyer”

Mesfushori i Tottenhamit, Harry Winks, është bindur nga kualiteti i mbrojtësit Giovani Lo Celso.

Lo Celso në ndeshjen e fundit ndaj Sheffield United luajti ndeshjen e plotë që nga transferimi. Winks ka thënë se futbollisti argjentinas është i shkëlqyer dhe ka arritur t’i tregojë kualitetet. 

“Gio ka qenë i shkëlqyer, ka treguar kualitetet e tij. Për fat të keq ka qenë i lënduar dhe nuk ishte i gatshëm të luajë. Luan me shumë teknikë. Ka qenë lojtari kryesor për ne në sulm”, deklaroi ai.

Tottenham është në vendin e 14 në tabelë me 14 pikë, 20 më pak se lideri Liverpool që nuk di për humbje.