Sancho: Më pëlqen Lampard e Drogba

Sancho: Më pëlqen Lampard e Drogba

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho ka pranuar se i ka shikuar gjithmonë dy legjendat e Chelseas.

Sancho është i kërkuar nga Manchester United, mirëpo futbollisti anglez ka thënë se më shumë i pëlqejnë “blutë” e Londrës.

Ai tha se Ronaldinho, Lampard dhe Drogba janë lojtarët të cilët i ka shikuar gjithmonë. 

“Ronaldinho ishte personi që e shikoj në Youtube. E pëlqeva shumë Frank Lampard dhe Didier Drogba kur luanin për Chelsean. Ishin tre lojtarët që i shikoja më së shumti”, deklaroi ai.

Për shërbimet e futbollistit anglez interesim ka shprehur edhe 13-herë fituesi i Evropës, Real Madrid.