Shokohet Napoli, lojtari më në formë bën me dhimbje koke Ancelottin

Shokohet Napoli, lojtari më në formë bën me dhimbje koke Ancelottin

E keqja nuk ka fund këtë sezon tek skuadra e Napolit.

Ishte lojtari më në formë në ndeshjet e fundit për të kaltrit, por Arkadiuz Milik duket se është ndalur sërish për një dëmtim muskulor dhe këtë herë nuk dihen kohët e rikuperimit.

Sulmuesi u la pushim në ndeshjen ndaj Genoas, për të rikuperuar dhe më pas iu bashkua kombëtares së Polonisë, por analizat konfirmuan se është e pamundur të aktivizohet në dy ndeshjet e radhës eliminatore.

Kështu Milik është larguar nga grumbullimi dhe ka ardhur sërish në Napoli, ku do të kryejë ekzaminime shtesë, për të parë shkallën e dëmtimit dhe për të përcaktuar kohët e rikuperimit, raporton oranews.

Një tjetër lajm i keq për Carlo Ancelottin, që përveç formës së keqe që skuadra po kalon në javët e fundit, humb edhe sulmuesin e momentit, që tani nuk dihet sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.