Morata flet për aventurën që i shkoi shumë keq të Chelsea

Morata flet për aventurën që i shkoi shumë keq të Chelsea

Alvaro Morata është rikthyer të flas për kohën e kaluar te Chelsea, duke thënë se kishte ndaluari së pëlqyeri futbollin.

Sulmuesi spanjoll në verën e vitit 2017 kaloi te Chelsea nga Real Madrid, si dëshirë e Antonio Contes.

Lojtari shpejt gjeti veten në probleme të mëdha, duke qenë larg formës së tij më të mirë.

“Ndalova së pëlqyeri futbollin”, ka deklaruar Morata teksa fliste për kohën e tij te Chelsea, përcjell lajmi.net.

“Tani jam i lumtur, ka pasur kohëra që nuk kam besuar në veten time”.

“Në disa ndeshje në Angli u ndjeva sikur shokët e skuadrës nuk llogarisnin në mua, e disa se ata menduan se unë nuk mund të bëjë asgjë me topin”.