De Ligt: I kam kaluar kritikat, e kam mik De Vrij

De Ligt: I kam kaluar kritikat, e kam mik De Vrij

Mbrojtësi i Juventus-it, Matthijs De Ligt, ka folur nga grumbullimi me Holandën duke komentuar pjesën e parë të sezonit me skuadrën bardhezi.

Qendërmbrojtësi i talentuar është shprehur se e ka kaluar pjesën e kritikave me ndeshje të mira në duelet e fundit.

“Kritikat? Ka qenë vetëm një moment. Kam luajtur një ndeshje të bukur kundër Milan-it dhe kam shënuar golin e fitores në derbin e Torino-s. Duhet të them se ka qenë shumë bukur dhe jam gëzuar shumë.

Konkurrenca me De Vrij? Është një luftë e madhe me Inter-in në kampionat, por këtu te Holanda e shikoj si mik. Nëse duhet të luajë ai, e pranoj. Dhe nëse duhet të luajë unë, ai e pranon. Jemi shpesh bashkë. Më pëlqen të kem dikë me të cilin mund të flas”, deklaroi holandezi.