Koeman: Shkuarja te Barcelona është një mundësi

Koeman: Shkuarja te Barcelona është një mundësi

Ronald Koeman e ka pranuar se ekziston mundësia që ai të marrë drejtimin e Barcelonës pas Euro 2020.

Ish-mbrojtësi i Blaugranave aktualisht është në krye të Holandës ku po shpreson të vulosë kualifikimin për në finalet e verës të vitit të ardhshëm.

Koeman ka një klauzolë në kontratën e tij me Holandën që i lejon atij të bashkohet me Barcelona pas turneut.

“Nuk e di nëse do të vazhdoj [të flas për punën e Barcelonës ] në të ardhmen sepse është pak e çuditshme të flasësh për mundësinë e shkuarjes në klub ndërsa je trajneri i Holandës”, ka thënë Koeman, transmeton telegrafi.

Koeman është një nga të preferuarat për të vendin e Ernesto Valverdes në Camp Nou.