Dy aksidente në Prishtinë, katër persona të lënduar

Dy aksidente në Prishtinë, katër persona të lënduar

Në orët e mbrëmjes në Prishtinë kanë ndodhur dy aksidente komuniakacioni, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se njëri aksident ka ndodhur tek ‘Katedralja’ në Prishtinë ndërsa tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

“Janë raportuar dy aksidente trafiku njëri tek Katedralja në Prishtinë në ora 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në ora 20:00. Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona. Pra katër persona kanë mbetur të lënduar”, ka thënë ai.