Osmani preferon drejtimin e Kuvendit ose MPJ-në

Osmani preferon drejtimin e Kuvendit ose MPJ-në

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK’së dhe VV’së.

Ajo ka thënë se do të jepte më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit dhe ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit dhe në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Kujtojmë se kandidati për kryeministër që edhe i fitoi zgjedhjet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte propozuar Osmanit pikërisht këtë post para zgjedhjeve. Por, LDK’ja vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.

Tutje, Osmani ka thënë se aktualisht primare është harmonizimi i programit dhe jo ndarja e posteve.

“Megjithatë, aktualisht primare është harmonizimi i programit mes partive dhe jo ndarja e posteve”, ka thënë Osmani në Opinion.