Haxhiu, Limajt e Sherifit: Tregoni pazarin me Listën Serbe

Haxhiu, Limajt e Sherifit: Tregoni pazarin me Listën Serbe

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendose ka thënë se Fatmir Limaj e Bilall Sherifi duhet të flasin për pazarin me Listën Serbe.

Në një postim në Facebook ajo ka theksuar se pazari i tyre nuk kalon. 

Postimi i plotë:

Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it.
A thua pse?

Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën serbe.

Kot e keni. Pazari nuk kalon