Limaj: Vetëvendosje e Rashiq po kërkojnë shkeljen e ligjit

Limaj: Vetëvendosje e Rashiq po kërkojnë shkeljen e ligjit

Lideri i partisë NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Gjykata Supreme e ka të qartë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiq u ankuan për të përmbushur apetitet e pazaret.

"Me një fjalë LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin", ka shkruar Limaj.

Reagimi i plotë: 

Fatkeqësisht, ky është realiteti në Kosovë!

Ka parti qe ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta.

Në të njëjtën situatë e thërret në ndihmë edhe një përfaqësues serb i cili para tre dite tha publikisht në TV se ato “vota” grumbullohen, mbushen e falsifikohen në Nish dhe ky përfaqësues tash i kërkon gjykatës me i pranu  të njëjtat si vota të vlefshme.

Me një fjalë LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin.

Besoj fort që Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve. 

Po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin.