Hadërgjonaj: Do të japim gjithçka që t’ju bëjmë të lumtur

Hadërgjonaj: Do të japim gjithçka që t’ju bëjmë të lumtur

Kosova nesër zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, ndaj Republikës Çeke.

Djelmoshat kosovarë do të mundohen të marrin tre pikë të plota në përballjen ndaj kombëtares çeke, për të bërë hapin  e madh për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

I gatshëm për këtë ndeshje është shprehur edhe Florent Hadërgjonaj. 

"Gati për ndeshjen vendimtare. Do të japim gjithçka që të ju bëjmë të lumtur", ka shkruar Hadërgjonaj në faqen e tij në Facebook.

Ndeshja mes Republikës Çeke dhe Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.