S’ndalet Atletico, gati 60 milionë euro për ish-sulmuesin e Realit

S’ndalet Atletico, gati 60 milionë euro për ish-sulmuesin e Realit

Atletico Madrid nuk po shkëlqen këtë sezon ku pavarësisht fitores së fundit ndaj Espanyol, ekipi ka treguar probleme serioze në repartin e avancuar.

Pikërisht për merkaton e dimrit, trajneri Simeone u ka kërkuar drejtuesve një përforcim cilësor dhe në krye të listës është Rodrigo të cilin “Los Colchoneros” e kërkuan edhe në verë. Ky operacion dështoi pasi Correa nuk u transferua te Milani ndërsa kësaj radhe gjithçka do të varet nga Diego Costa.

Sulmuesi ka oferta nga Kina dhe me t’u konkretizuar një lëvizje e tillë drejtuesit spanjoll do të bëjnë ofertën prej 50-60 milionë euro Valencias për Rodrigon, transmeton oranews.

Sulmuesi spanjoll më parë ka veshur edhe fanellën e Real Madridit pa mund të shkëlqejë me madrilenët.