Coutinho lojtari i huazuar më i vlerësuar, Icardi i pesti

Coutinho lojtari i huazuar më i vlerësuar, Icardi i pesti

Observatori i futbollit CIES, i specializuar në analizimin e statistikave, ka listuar 50 futbollistët e huazuar në 5 ligat më të mëdha me vlerën më të lartë në treg.

Në krye të tabelës qëndron Philippe Coutinho. Sidoqoftë, çmimi për brazilianin, siç del nga algoritmi i CIES (96.5 milionë €), është më i ulët se opsioni që ka Bayerni për ta blerë nga Barcelona (120 milionë €).

Katër lojtarë të tjerë në huazim kanë një vlerë më të madhe se 50 milionë €: Dani Ceballos, Martin Ödegaard, Harry Wilson dhe Mauro Icardi. Paris St-Germain mund të nënshkruajë Mauro Icardi për 70 milionë €. Kjo është aktualisht një tarifë relativisht e lartë, por nuk do të konsiderohet e tillë nëse argjentinasi vazhdon të luajë dhe të shënojë siç arriti të bënte në tetor.

Sa u përket dy lojtarëve të Serisë A, Stefano Sensi dhe Duván Zapata, vlerat e opsioneve të tyre për t’i blerë janë dukshëm më të ulëta sesa vlera sipas CIES. Interi dhe Atalanta me siguri nuk do të hezitojnë t’i ushtrojnë të drejtat për t’i blerë.