Cakaj: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në KE vlerë e shtuar për KE

Cakaj: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në KE vlerë e shtuar për KE

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës, ka thënë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai ka komentuar me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës. 

Cakaj ka theksuar se Shqipëria, sot, është jo vetëm përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij. 

Postimi i plotë: 

Mbrëmë përkujtuam 70 vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës!

Shqipëria, sot, është jo vetëm përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij! Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.

Po ashtu, dje nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës.