Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Shpresa Hajdini-Rupar, psikologe, e cila do të na njoftojë për seminarin "Si të kemi vetëbesim".
 
Kurse mysafir tjetër do të jetë Elton Bahtiri, specialist i Endokrinologjisë, cili flet për ditën e diabetit.
 
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Fatos Aliu nga Qendra e Mjekësisë Familjare, i cili flet për furnizimin me insulinë.
 
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Londra, njoftohemi për konferencën e mirëbesimit- Fondacioni Thomson Reuters.
 
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.