
06:15 / 14.11.2019
Sot sindikata vendos për protesta e greva nga punëtorët e sektorit privat
Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, në zyre të BSPK–së në ora 14:00 mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do merret vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.
Takimi ka të bëj me kërkesat: rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj.