GIZ-i gjerman vazhdon mbështejten në projektet për punësimin e të rinjve

GIZ-i gjerman vazhdon mbështejten në projektet për punësimin e të rinjve

Sot mbahet ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”.

Hapja e ngjarjes do të bëhet nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, Shkëlqesia e Tij z. Christian Heldt, ndërsa më pas do të mbahen dy panele diskutimi rreth çështjeve aktuale mbi punësimin e të rinjve në Kosovë duke përfshirë temat vijuese: arsimi formal, orientimi në karrierë, fuqia punëtore etj.

Ngjarja organizohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane, si pjesë e festimeve në kuadër të 20 vjetorit të bashkëpunimit gjerman në Kosovë.