Elezi: Janë rinumëruar 50 vendvotime

Elezi: Janë rinumëruar 50 vendvotime

Vamir Elezi, zëdhënës për media në KQZ, ka thënë se deri tani janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë.

“Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve”, tha Elezi për klankosova.tv.

Këto vendvotime janë duke u rinumëruar me vendim të PZAP-it.